Loading…

Muzeu i Audi, katër gjenerata të veturave (Foto)

  • 14/12/2016 | 17:34

Muzeu i Audi, katër gjenerata të veturave (Foto)

Ingolshtad, kryeqyteti i Audi’t, është një qytet jo i zakonshëm në qendër të Bavarisë. Përveç drejtorisë, në të operon fabrika, si dhe muzeu i automobilave.

Tërë qyeteti dhe banorët mirren me këtë gjigant automobilistik dhe për të cilin, është më se e qartë,  jetojnë me gjithë zemër, transmeton gazetametro.net.

Çmimi i biletës për hyrje në muze është vetëm dy euro, derisa disa kategori të vizitorëve kanë edhe lirim.

Bileta vjetore kushton 10 euro dhe të dashuruarit lokal në automobila me dëshirë e blejnë sepse përmbajtja e muzeut shpesh ndërrohet, dhe ka kuptim që muzeu të vizitohet së paku një herë në muaj.

Për shembull, rrugëve dominojnë Audi’t e të gjitha madhësive dhe moshave. Ende voziten p.sh. disa modele të korporatës Volkswagen, aty këtu ndonjë BMW, ndërsa Mercedesa praktikisht nuk ka. Patriotizmi lokal në formën maksimale!

Nëse gjendeni në Bavari, vërtet është dëm të mos ndahet një gjysmë dite dhe të vizitohet ky muze i shkëlqyer i automobilave Audi. Ndërtesa është hapur në vitin 2000 dhe gjendet në zonën industriale, menjëherë afër zyreve së Audi’t.

Ndërtesa është e lartë 22 metra dhe është e formës rrethore, dhe është e konstruktuar në atë mënyrë që vizitorët duke zbritur korridoreve spirale kalojnë nëpër epoka. Në çdo moment janë ekspozuar mbi 50 automobilë dhe 30 motoçikleta dhe biçikleta.

Pasiqë Audi është krijuar me bashkimin e kompanive Horn, DKV, Vanderer dhe Auto Union (për çka edhe shenja e kompanisë është me katër rrathë të bashkuar) në muze janë ekspozuar edhe automjetet e të gjitha këtyre kompanive, si NSU i cili i është bashkangjitur kompanisë në vitet e shtatëdhjeta të shekulli të kaluar.

Në muze gjendet mbajtësi që sillet në të cilin janë vendosur 14 automobilë. Në momentin kur e kanë vizituar gazetarët muzeun, ishte ekspozita e automobilave dhe të prototipeve të NSU.

Gjithashtu përdhesa është ndarë dhe e dedikuar për ekspozitat tematike. Gjatë asaj kohe ishte prezantimi i automobilave të policisë së Gjermanisë, e në pjesën qendrore gjendej “Wardburg W353” i cili sivjet e feston 50 vjetorin jubilarë.

DKW Schnellaster

2

Kombi i parë në botë i cili ka pasur tërheqje me rrota të përparme dhe maqinën e vendosur tërthorazi. Është i bërë në verzionin e kombit, pick-up, dhe si automjet i pasagjerëve.

Në fillim kishte motorr dytaktësh me dy cilindra prej 20 KF, e më pas e fitoi motorrin tretaktësh me tre cilindra me fuqi prej 32 KF.

NSU kombi Uruguaj

2

Në vendin qendror gjendet ekspozita e modeleve të NSU. Vëmendje të madhe tërheqë prototipi i verzionit karavan të krijuar në bazë të modelit serik “prince 4”.

Është interesante se prototipin e ka bërë përfaqësia e NSU’së në Uruguaj. Prototipi është krijuar më 1969.

Nën mbrojtësen e përparme gjendet ftohësi i vajit të motorrit nga modeli “TT” i cili ishte i domosdoshëm për klimën e nxehtë të Uruguajit.

NSU TTS

2

Asnjë muze nuk duhet të anashkalojë modelin sportiv legjendar NSU TTS. Ky është model shumë i popullarizuar i “NSU prince”, i cili ka bërë kërdi nëpër gara në tërë botën në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

Varianta civile ka motorr i cili nga një litër vëllimi nxjerrë 70 kalfuqi dhe arrinë shpejtësinë maksimale deri në 160 km në orë.

NSU-a Ro 80 Pininfarina

2

Këtë prototip atraktiv e krijoi Pininfarina më 1973. Është ekspozuar në Salonin e automobilave në Torino.

Me ndihmën e këtij prototipi fabrika i ka futur disa standarde të sigurisë, dhe ka eksprimentuar me motorrin pas ulëseve të pasme.

Auto Union Typ C/D

2

Këtë bolid të dedikuar garave malore Auto Union e ka krijuar më 1938. Ky është kombinim i shasisë së re të bolidit për forumlën 1 “tipi D” dhe motorrit gjashtëmbdhjetëcilindrore me fuqi prej 520 KF i cili vjen prej “tipit C”.

Gadi të gjithë bolidët e Auto Unionit pas Luftës së Dytë Botërore kanë përfunduar në BRSS në emër të reparacioneve të luftës.

Ekzemplari i ekspozuar është kthyer në Gjermani në vitin 1995 dhe është bolidi i vetëm krejtësisht origjinal i ruajtur deri në ditët e sotme.

Horh 10/35 HP Feton

2

Në gjysmën e parë të shekullit të njëzet, Horh ka pasur në ofertë një lloj shasie me motorr katër cilindrik benzin me vëllim 2.6 litra dhe fuqi prej 35 KF, në të cilën është montuar karoseria sipas dëshirës së blerësit.

Kabrioleti i ekspozuar i vitit 1923 i ishte dedikuar gjuetisë së familjes mbretërore suedeze. Ka pasur tabelën komanduese luksoze dhe një lavaman me rubinet për larje të duarve të vedosur nën pod.

Audi Sport Quatro S1 pikes peak

2

Pikes peak është një ndër garat malore më të njohura në botë. Audi kah mesi i viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar fitoi tri herë me rend në këtë garë prestigjioze.

Kanë shfytëzuar automobilin e përpunuar të grupit B me motorr të fuqisë rreth 600 KF.

Walter Rerl ishte vozitësi i parë në histori i cili e kaloi shtegun për më pak se 11 minuta.

DKV 3=6 Zonderklase Tip F91 cabrio

2

Kah mesi i viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar DKV ka ofruar një tip të automobilit me disa verzione të karoserisë.

Automobilët që lëviznin me motorr dytaktëse me tre cilindra vinin në formën e limuzinës, kupesë me dy apo katër ulëse, kabrio me dy apo katër ulëse si dhe  karavan.

Kabrion e ekspozuar me dy ulëse e ka ndërtuar firma Karman dhe ishte shumë i popullarizuar te shtresat më të pasura të popullatës.

Audi Space frame concept

2

Në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar Audi ishte i gatshëm që bëjë revolucion në konstrukcionin e shasisë me përdorim të aluminit të lehtë. Prototip i Audi 8 të ardhshëm është prezantuar në Sallonin e Tokios më 1993.

Ishte i ngjyrosur me ngjyrë Imperial të kuqe, mbulesat e ulëseve ishin nga mëndafshi i papërpunuar, dhe nën haubë gjendej motorri W12 prej 4.8 litrave me pesë ventila për cilindër.

Audi 50

22

Automobil i parë i vogël në histori të Audit ka qenë modeli “50”, i cili shitej vetëm në Europë prej vitit 1974 deri në 1978. E ka lëvizur motorri benzin katër cilindrik prej 1.1 litri të fuqisë 50 apo 60 KF.

Audi i vogël shërbente si bazë mekanike për “volkswagen polo”. “Volkswagen” i vogël ishte më i lirë, e praktikisht i njejtë si “50”, prandej fabrika vendosi të ndal prodhimin në vitin 1978 për shkak të kërkesës së ulët.

Audi 100 i gjeneratës së parë

2

Në muzeun e Audi, vend të posaçëm merr gjenerata e parë e modelit “100”.

Këtë vëmendje e ka merituar me faktin se i ka ndihmuar Audi’t të del nga situata shumë e keqe financiare gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar.

Përndryshe, audi e ka zhvilluar modelin “100” pa dijen e kompanisë amë Volkswagen.

NSU Ro 80

2

Menjëherë afër Audi 100 të gjeneratës së parë, në vendin e posaçëm gjendet “NSU Ro 80”. Fabrika është shumë krenare për këtë limuzinë me Vankel motorr dhe ndërrues të shpejtësive gjysëm automatik, sepse ka aplikuar risitë e mëdha teknike.

Automobili është prodhuar nga viti 1969 deri në 1977 dhe është automobil i fundit i cili është shitur me emrin NSU.

DKV F102

2

Në vitin 1964 është ekspozuar “DKV F102”, trashëgimtar i “auto union 1000” të popullarizuar.

Ky automobil në krahasim e paraardhësit e tij ka pasur karoserinë vetëmbajtëse, por e ka lëvizur motorri dytaktësh trecilindrik si edhe në modelin e mëparshëm.

Ky është modeli i fundit në histori të fabrikës i cili ka pasur motorr dytaktësh.

Shitorja e muzeut

2

Pjesë e pashmangëshme e muzeut është shitorja e suvenirëve. Në ofertë janë modelet e automobilave , maica, gota, ambrella si dhe sende tjera me logon e Audi’t dhe ish brendeve të tjera.

Kjo shitore është e ndryshme në krahasim me të ngjajshmet nëpër muze të tjera, pasiqë në ofertë ka edhe pjesë rezerve të përdorura të automobilave të vjetër me çmime shumë të mira. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë