Loading…

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ndër më të frekuentuarit

  • 14/08/2026 | 17:20

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ndër më të frekuentuarit

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit kulturor në vend, duke mirëpritur çdo ditë një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.


Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky muze, i vendosur brenda kalasë historike të Krujës.

Qendra Muzeore e Krujës, ku përfshihen Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik, përbën një nga komplekset më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.

Interesi i turistëve është rritur ndjeshëm në 6 muajt e parë të vitit, duke arritur në 86 mijë, ku vetëm Muzeu Etnografik është vizituar nga 13 mijë vizitorë.

E vendosur brenda kalasë historike të Krujës, qendra përfshin disa objekte me vlera të veçanta historike dhe etnografike që pasqyrojnë historinë, jetën dhe traditat shqiptare ndër shekuj.

Vizitorët që zgjedhin Krujën kanë mundësi të njihen nga afër me periudhën e rezistencës së Skënderbeut, si dhe me mënyrën e jetesës tradicionale shqiptare, përmes ekspozitave dhe objekteve të ruajtura me kujdes.

Pjesë e pandarë e vizitës mbetet edhe Pazari i Vjetër i Krujës, ku artizanët lokalë ofrojnë produkte tradicionale dhe suvenire, duke i dhënë zonës një karakter të veçantë turistik dhe kulturor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë