Ministri shqiptar i kulturës Blendi Gonxhja e njoftoi përfundimin e punimeve dhe hapjen e muzeut që do të kontribuojë në sezonin e ri turisitik këtë verë, transmeton Gazeta Metro.
Gonxhja shkruan se Berati, tashmë një prej destinacioneve kryesore të turizmit do të ketë edhe një lokacion si thesar për pushuesit.
“Pas një procesi të kujdesshëm restaurimi dhe konservimi, Muzeu Etnografik i Beratit rihap dyert, duke pasuruar ofertën turistike të një prej qyteteve më të vizituara të Shqipërisë. Me një koleksion prej rreth 1300 objektesh që dëshmojnë trashëgiminë, kulturën, traditat, zejet dhe mënyrën e jetesës së beratasve ndër shekuj, muzeu vjen i rikonceptuar për të ofruar një përvojë autentike dhe bashkëkohore për çdo vizitor.
Ndërhyrjet restauruese kanë ruajtur autenticitetin dhe vlerat monumentale të objektit, ndërsa rimuzealizimi, ndriçimi i ri dhe restaurimi i koleksioneve e shndërrojnë këtë “shtëpi muze” në një adresë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit tonë kulturor.”