Has është koleksioni i veshjeve pranverë-verë 2022. Has në kryqëzimin e ngjyrave të ndezura, të guximshme, fuqisë së punës së dorës dhe modernes, koleksioni i veshjeve Pranverë-Verë 2022, frymëzuar nga veshjet tradicionale së zonës së Hasit, është koleksion i cili pikë të fortë i ka ngjyrat e ndezura, qëndisjen dhe punën e dorës në material, shkruan Gazeta Metro.
Motive, figura e simbole të ndryshme të përdorura në koleksion, bëhen cytëse e inspiruese për t’i njohur, rivitalizuar e gërshetuar motivet e vjetra popullore shqiptare në artin e sotëm.
Çdo copë pëlhure e punuar është bërë nga copa të vogla materie (reciklim i dantellave të ndryshme të grumbulluara për 7 vite), të cilat shkojnë dorë në dorë me njëra-tjetrën, duke krijuar copë materiali.
Veshjet janë bërë me një ndjeshmëri unike, secila duke iu referuar detajeve, emocioneve dhe punës së ndërlikuar që janë thelbësore për aftësitë e përdorura për t’i krijuar ato (një vlerësim për mjeshtërinë e dorës njerëzore: një respekt për aftësitë që janë aq të zhytura në trashëgimi dhe traditë, dhe një mirënjohje që ne jemi në gjendje t’i nderojmë ato dhe t’i shohim të mbijetojnë në të ardhmen).
Muza Competition është një nismë e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon (UBSHR) dhe vjen në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Evropian i të Rinjve 2022, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Erion Veliaj.
Konkurrimi u nda në tre faza. Gjatë fazës së parë, 350 aplikantë sollën idetë e tyre që u vlerësuan nga një panel prej 7 profesionistësh në fushat e artit, fotografisë, dizajnit, modës dhe etnografisë. Vetëm 35 aplikantë u përzgjodhën për në fazën e dytë të kompeticionit, ku u zhvilluan takime individuale me të gjithë anëtarët e jurisë, ku në fazën e tretë dhe të fundit morën pjesë vetëm 10 finalist duke prezantuar koleksionet në një sfilatë e cila u mbajt në Tiranë.