Koronavirusi SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen e Covid-19 po pëson mutacion derisa po përhapet në botë gjatë pandemisë, por asnjë prej mutacioneve deri tani të dokumentuara nuk duket se i kanë mundësuar të përshpejtohet përhapja e tij, kanë njofctuar shkencëtarët të mërkurën, transmeton Gazeta Metro.
Në studimin që shfrytëzo grupimin e të dhënave nga të gjenomëve të viruseve nga 46723 persona me Covid-19 nga 99 shtete të botës hulumtuesit identifikuan 12700 mutacione të virusit SARS-CoV-2.
“Fatmirësisht, ne gjetëm se asnjë prej këtyre mutacioneve nuk po përshpejtojnë përhapjen e Covid-19” tha Lucy van Dorp, profesor në Institutin e Gjenetikës të University College London, një prej dy shkencëtarëve udhëheqës në studim.
Ajo shtoi se, megjithatë: “Ne duhet të mbetemi vigjilent dhe të vazhdojmë monitorimin e mutacioneve të reja, posaçërisht me shpërndarjen e vaksinave të reja.”
Viruset dihen se pësojnë mutacione kohë pas kohe, dhe disa – siç janë viruset e gripave- ndryshojnë më shpesh se të tjerët.
Shumica e mutacioneve janë neutrale, por disa mund të jenë në dobi por edhe në dëm të virusit, e disa mund edhe t’i dobësojnë efektin e vaksinave. Kur viruset ndryshojnë në mënyrë të tillë, vaksinat kundër tyre duhen adaptuar po ashtu për të siguruar se ato po godasin cakun e duhur.
Francois Balloux profesor në University College London, që punoi në hulumtim, tha se të gjeturat, tani për tani, nuk përbëjnë kërcënim për vaksinën kundër Covid-19, por kërkoi për kujdes se paraqitja e vaksinës do të shtoj presion tek virusi për të pësuar mutacion në përpjekje për t’ju shmangur sistemit të imunitetit të njeriut.
Studimi i mutacionit, të gjeturat fillestare u publikuan së pari në muajin maj para se të shqyrtoheshin nga shkencëtarë të tjerë u publikua në tërësi të mërkurën në Nature Communications./gazetametro.net