Loading…

Mustafi e quan të paprecedent moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc

  • 10/06/2023 | 12:35

Mustafi e quan të paprecedent moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka komentuar vendimin për ndalimin e shfaqjes së dy filmave në Bujanoc, transmeton Gazeta Metro.


Mustafi tha se është e papranueshme që prokuroria dhe policia të bëjë postproduksionin e filmave, siç u shpreh ai, si rasti i vetëm në botë.

“Ndryshe, është e papranueshme që Prokuroria dhe Policia të bëjë postproduksionin e filmave si rasti i vetëm në botë. Intimidimi dhe frikësimi i policisë së Vuçiqit dhe satelitëve të tij (Arifi) për të ndaluar prodhimet artistike dhe shprehjen e lirë në Luginë është i paprecedent”, është shprehur ai.

Tutje Mustafi u shpreh se këto projekte janë mbështetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Kosovës, për siç u shpreh ai, të ekranizuar tregimet popullore autentike të Luginës.

“Policia ndalon shfaqjen e dy filmave në Luginë. Me urdhër të Prokurorisë dhe Policisë në Bujanoc ndalohet shfaqja e filmit “Heshtja Vret” & “I Pabesi” nga produksioni “Colosseum” të aktorit Gani Veseli, deri sa të përfundojë hetimi. Pas ndalimit nga policia të aktori Gani Veseli dhe drejtorit të shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili pas paralajmërimit të premierës për shfaqjen e tyre sot në ora 19:00h. Kujtojmë që këto projekte janë mbështetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ekranizuar tregimet popullore autentike të Luginës. Fillimisht, kryetari Shqiprim Arifit kishte urdhëruar përmes drejtorit Kujtim Sadriu mos lejimin që kjo premier të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë edhe pse Gani Veseli është punëtor i këtij institucioni. Pas një fushate mediale të “gjuetisë së shtrigave” duke i konsideruar z. Arifi “keqpërdorim të mjeteve për 5 vjersha”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë