Loading…

Mustafa: Juridiksioni i Serbisë ka përfunduar në vitet ’99, të lirohet Haradinaj

  • 10/01/2017 | 12:10

Mustafa: Juridiksioni i Serbisë ka përfunduar në vitet ’99, të lirohet Haradinaj

Kryeminstri i Kosovës Isa Mustafa në seancën e jashtëzakonshme shpreh shqetësimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e Haradinajt.

”Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se fletarrestët e Serbisë janë të padrejta dhe me tendenca të qarta për të krijuar tensione, konflikte dhe për të dëmtuar proceset në rajon dhe më gjerë. Me të kuptuar lajmin për zotëriun Haradinaj të gjitha digasterët janë vënë në veprim për të kontribuar sa më shpejt që ai të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë veprimtarinë e tij si liderë i AAK-së”, tha ai.

Ai shtoi se përfaqësuesit e Kosovës kanë treguar se fletarrestet e Serbisë janë të paligjshme, se juridiksioni i Serbisë ka përfunduar në vitin ’99.

”Përfaqësuesit e Kosovës kanë treguar se fletarrestet e Serbisë janë të paligjshme, se juridiksioni i Serbisë ka përfunduar në vitin ’99, se institucionet e Serbisë bashkpunojnë me EULEX-in për çështje të tilla ku pjesë e tij është edhe Franca dhe nuk shohim asnjë fakt që ai të mbahet ende”, tha ai.

Sipas Mustafës janë bërë dy vite ku është duke u bërë përpjekje maksimale që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe të avancojmë bashkëpunimin me Europolin.

“Jemi duke vazhduar këtë kërkesë dhe shpresojmë që këto fletarreste të hiqen nga rendi. Qeveria është duke shqyrtuar masat në rast se Serbia vazhdon me këto masa ku po shkel integritetin ndërkombëtar. Shpreh bindje që institucionet e Francës të kryejnë këto procedura dhe zotëri Haradinaj të lirohet sa më shpejt”, shtoi ai./Gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë