Loading…

Mustafa zbulon se çfarë i kishte kërkuar Kurtit në takimin që ishin Vjosa Osmani edhe Avdullah Hoti

  • 20/03/2020 | 10:27

Mustafa zbulon se çfarë i kishte kërkuar Kurtit në takimin që ishin Vjosa Osmani edhe Avdullah Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij dëshiron bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje akoma, shkruan Gazeta Metro.

Mustafa si kush ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka propozuar heqjen e taksës ndaj Serbisë që është kërkesë e Amerikës dhe rikthimi i vendimit për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministritë të Punëve të Brendshme.

Më poshtë e keni të plotë kërkesën e Mustafës ndaj Kurtit ku të pranishëm ishin Hoti e Osmani:

Po e bëj publike adresimin që ia kam bërë Kryeministrit Kurti, më 16 mars të këtij viti. Katër ditë pasi që në zyrën e tij, së bashku me z. Vjosa Osmani, Kryeparlamentare dhe z. Avdullah Hoti, zv. Kryeministër ia bëmë me dije se mosëheqja e tarifës dhe ashpërsimi i marrëdhenieve me SHBA-të do ta sjellë në pikëpyetje koalicionin tonë. Në vijim adresimi

I nderuari Kryeministër, Kurti

Si partner i koalicionit, unë dhe drejtuesit tjerë të LDK-së ndajmë bindjen se nuk duhet të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të. Se duhet ta heqim tarfën dhe Qeveria ta merr përgjegjësinë që i takon në dialog. LDK ka mbështetur Rezolutën në Kuvend për dialogun dhe nuk do të mbështes në asnjë rast një marrëveshje që prek kufijtë dhe organizimin e brendshëm.

Ne nuk mund të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të, për shkak të tarifës.

Prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë është jetike për vendin tonë.

Kemi probleme të mëdha me virusin Covid-19. Këtë betejë duhet ta fitojmë bashkërisht.

Nuk e kemi bërë koalicionin për ta prishur, po për të bërë ndryshime.

Prandaj të lutem për mirëkuptim që tarifa të hiqet gjatë kësaj jave. Mos e kupto këtë si kërkesë të njëanshme por si interes të përbashkët.

Nese vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor.
Për këtë do ta njoftoj edhe Ambasadorin Grenell”, ka shkruar Mustafa.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë