Loading…

Mustafa uron komunitetin ashkali për Ditën e Flamurit

  • 15/02/2017 | 14:43

Mustafa uron komunitetin ashkali për Ditën e Flamurit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, uroi pjesëtarët e komunitetit Ashkali të Kosovës, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Ditës së Flamurit të këtij komuniteti të shtetit të Kosovës.


Kryeministri Mustafa, me këtë rast, ka shprehur konsideratat e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për komunitetin Ashkali, për rolin pozitiv dhe kontributin e tyre në jetën institucionale, politike dhe shoqërore.

“Komuniteti Ashkali, në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtim për avancimin e proceseve demokratike në Kosovë, përkundër sfidave dhe vështirësive me të cilat janë ballafaquar të gjithë qytetarët e Kosovës. Falë përkushtimit të të gjitha komuniteteve, Kosova është sot model rajonal dhe më gjerë i kultivimit të vlerave më të avancuara bashkëkohore të tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet të gjithë qytetarëve”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë