Loading…

Mustafa u shpreh ngushëllime familjes Dvorani

  • 29/11/2016 | 12:25

Mustafa u shpreh ngushëllime familjes Dvorani

Kryeminstri i Kosovës, Isa Mustafa u ka shprehur ngushllime familjes Dvorani nga fshati Terstenik i Drenasit për humbjen e dy djemëve.

Muhametini 8 vjeç dhe Mendimi 5 vjeç humbën jetën në një aksident trafiku në Novi Sad derisa ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

E nderuar Familje Dvorani,

Ne emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të pakompensueshme.

Aksidenti i rëndë tragjik ku humbën jetën Muhameti dhe Mendimi, na ka prekur thellë.

Qytetarët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Muhametit dhe Mendimit i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Ngushëllime!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë