Loading…

Mustafa tregon pse Qeveria Kurti nuk po krijon komision për kthimin e vijës kufitare me Malin e Zi

  • 21/06/2022 | 22:30

Mustafa tregon pse Qeveria Kurti nuk po krijon komision për kthimin e vijës kufitare me Malin e Zi

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se as Qeveria Kurti nuk formoi komision për kthimin e vijës kufitare me Malin e ZI për arsye se do të dalin gënjeshtarë para popullit.


Sipas tij, VV-ja që e ka kundërshtuar këtë, i kanë mbyllur veshët dhe nuk po bën asgjë për zgjedhjen e këtij problemi.

“Pse sot nuk zgjidhet problemi i vijës kufitare me Malin e ZI, pse sot nuk formohet një komision që ta kthejë vijën kufitare ku ka thënë VV-ja e subjektet e tjera që e kundërshtonin atë kohë. Por tani kanë mbyllur veshët e nuk lëvizin në atë drejtim. Kush po i pengon këta që ta bëjnë këtë komision të përbashkët për zgjedhjen e kësaj”, tha Mustafa në rtk.

“Nuk ndodh sepse po frikësohen që të dalin gënjeshtar para opinionit, sepse dalin që kanë bërë akuza të rrejshme politike. Për atë nuk e formojnë komisionin. Po të mos e kundërshtonin këta që sot janë në krye të insituioneve të vendit, ne sot do të kishim liberalizimin e vizave”, tha Mustafa.

Sipas tij, përveç VV-së edhe Qeveria Haradinaj e pati kundërshtuar këtë e nuk ka bërë asgjë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]etro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë