Loading…

Mustafa thumbon Veselin: Do të dorëzohesh sërish

  • 20/05/2017 | 16:06

Mustafa thumbon Veselin: Do të dorëzohesh sërish

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili i la vendin në garën për kryeministër, vartësit të tij, Avdullah Hoti, ka thumbuar ish partnerin e tij në qeveri, kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli, duke ja përmendur dorëzimin te Ramush Haradinaj.


Mustafa përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Veseli vendimin më të madh e mori pas turit të dëgjimit, duke aluduar në koalicionin me AAK, ku Veseli u tërhoq, dhe për kryeministër u nominua Ramush Haradinaj i AAK’së.

“PDK e AAK për dy tre ditë paralajmëruan vendimet kapitale për Kosovën. Por, pasi dështoi në maraton, pas dy vjet e gjysmë, vendimin më të madh PDK e mori pas turit të dëgjimit”.

“Populli i tha dorëzohu se nuk dini me qeverisë dhe u dorëzuan para një partie të vogël. Tani, për koalicionin e karavanit të partive, pason “turri”i votës, i cili bashkërisht do t’ua tregoj vendin. Pastaj kanë kohë të mendojnë, me kokë, sesi merren vendimet e mëdha”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë