Loading…

Mustafa thotë se me AKR’në do t’i fitojnë zgjedhjet

  • 16/05/2017 | 21:13

Mustafa thotë se me AKR’në do t’i fitojnë zgjedhjet

Kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë se koalicioni i sapo nënshkruar LDK-AKR do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.


“Marrëveshja përmban përcaktimin tonë të përbashkët. Do të punojmë bashkërisht në fushat themelore për zhvillimin e vendit  – veçmas në fushën e zhvillimit ekonomik, të forcimit të shtetit ligjor dhe në fushën e integrimeve euroatlantike. Me AKR do të arrijmë fitore”, tha Mustafa.

LDK gjatë mbrëmjes së sotme ka nënshkruar marrëveshje koalicioni edhe me partinë e Mimoza Kusari Lilës, Alternativa, si dhe me Lëvizjen për Drejtësi, shkruan gazetametro.net

Marrëveshja me AKR’në u nënshkruar në rezidencën e Behgjet Pacollit.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon sonte në mesnatë, përderisa Vetëvendosje është e vetmja që nuk ka bërë publik një të tillë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë