Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të martën do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Børge Brende.
Takimi do të zhvillohet në orën 15:15 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Brende është anëtar i Partisë Konservatore dhe mban postin e Ministritë të Punëve të Jashtme që nga 16 tetori i vitit 2013.