Vendimi se çfarë do të ndohë me murin në veri të Mitrovicës, pritet të merret sot. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në konferencën e përbashkët me shefin NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ka komentuar takimin që ka pasur me përfaqësuesit e komunës së veriut.
Kryemnistri ka bërë të ditur se në këtë takim është diskuar për çështjen e murit dhe pritet të ketë vendim sot gjatë ditës, dhe sipas tij, nuk ka ndonjë rrezik për eskalim të situatës.
Për situatën e sigurisë, dhe eskalimin eventual të saj, ka folur edhe sekretari Stoltenberg.
Ai ka thënë se KFOR-i dhe EULEX-i janë të zotuar për të ruajtur sigurinë në Kosovë dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Jemi në gjendje për ta siguruar sigurinë në Kosovë. KFOR është reaguesi i tretë pas policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Jemi të zotuar që të vazhdojmë që të ruajmë sigurinë në Kosovës, por ajo çfarë është e rëndësishme është që përmes dialogut të ecim drejt normalizimit”, tha Stoltenberg.