Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dënon ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist që ndodhi në Stamboll natën e ndrrimit të motmoteve, ku mbetën 39 të vdekur dhjetëra njerëz dhe shumë të tjerë u plagosën.
Kryeministri Mustafa shpreh dhembjen e pikëllimin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, për Qeverinë turke dhe vendet tjera të prekura nga ky sulm.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi se këto akte dëshmojnë se terrorizmi po vazhdon të godasë pa mëshirë, duke mos zgjedhur mjete, me qëllim që të rrezikojë vlerat e botës demokratike, shkruan gazetametro.net
“Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar që të vazhdojë kontributin e saj maksimal në angazhimet e botës demokratike kundër çdo forme të terrorizmit, të cilat cenojnë vlerat tona të përbashkëta dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve të pafajshëm”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Isa Mustafa. /gazetametro.net