Loading…

Mustafa: Sakrifica e Jasharajve kapërcen historitë e flijimit për liri

  • 06/03/2017 | 11:36

Mustafa: Sakrifica e Jasharajve kapërcen historitë e flijimit për liri

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas homazheve në varrezat e familjes Jashari në Prekaz ka thënë se vepra e kësaj familjeje kapërcen kornizat e historive të flijimit për liri të vendit. 


Mustafa ka thënë se vepra e familjes Jashari meriton respektin e të gjithëve, transmeton lajmi.net

“Së bashku me kabinetin qeveritar për të bërë nderimi tek heronjtë e familjes Jashari. Ne të gjithë vlerësojmë se vepra heroike e komandantit legjendar Adem Jashari e Shaban dhe Hamza Jashari, e familjes Jashari janë vepra që kapërcejnë kornizat e historive të flijimit të tillë për liri të vendit dhe për mbrojtje të pragut të shtëpisë. Është vepër që meriton respekt të veçantë të të gjithë ne dhe para së cilës ne përkulemi të gjithë”, ka thënë Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë