Loading…

Mustafa: Rugova për ne, si Muhamedi për myslimanët e Krishti për katolikët

  • 07/06/2017 | 18:14

Mustafa: Rugova për ne, si Muhamedi për myslimanët e Krishti për katolikët

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar se pse thirren në emrin e presidentit Ibrahim Rugova.


“Ne thirremi në emrin e Ibrahim Rugovës, sikur myslimanët që thirrën në emër të Muhamedit dhe të krishterët për Jezus Krishtin”, ka thënë Mustafa në tubimin e mbajtur në Viti. Rugova është udhërrëfyesi ynë”, ka deklarar ai.

Më tej për zgjedhjet e 11 qershorit ka thënë se kanë zgjedhur njeriun e duhur – Avdullah Hotin.

“LDK është parti e fortë e cila rigjeneron vetveten”.

“Ne mendojmë se ju e doni një shtet të zhvilluar ku për të gjithë do të ketë punë. Ju siguroj që ky koalicion, kryeministri ynë i ardhshëm dhe këta të rinj dhe të reja, gra e burra që janë në listë do ta sigurojnë dinjitetin”.

“Këta do ta sigurojnë fitoren për qytetarët tanë”.

Mustafa ka thënë më tej se nuk i bëjnë matjet me letra, duke ju referuar sondazheve.

“Ne matjet i bëjmë me njerëz dhe ju jeni ata që i plotësoni letrat se kush është më i forti”, ka përfunduar Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë