Loading…

Mustafa refuzoi të ndajë 100 mijë euro ndihmë për Amerikën, e bëri Haradinaj

  • 15/09/2017 | 17:56

Mustafa refuzoi të ndajë 100 mijë euro ndihmë për Amerikën, e bëri Haradinaj

Qeveria e Kosovës, sot ka marrë vendim që të ndajë 100 mijë euro ndihmë për familjet amerikane të prekura nga uragani Harvey në Hjuston.


Kërkesa për ndarjen e kësaj ndihme ishte bërë nga presidenti Hashim Thaçi, por kryeministri në largim Isa Mustafa kishte refuzuar ta merrte këtë vendim. Bile ai i kishte reaguar presidentit Thaçi me inat se pse po e bënte këtë propozim përmes Facebook’ut e jo në linjë zyrtare.

Edhe pasi kërkesa e Presidencës adresuar Qeverisë ishte bërë në rrugë zyrtare, Mustafa kishte vazhduar të mos i përgjigjet asaj.

Vendimi për aprovim të kësaj ndihme, u mor sot në mbledhjen e Qeverisë Haradinaj.

Më pas ka ardhur edhe reagimi i Presidencës, ku presidenti Thaçi ka thënë se e ‘mirëpret këtë vendim të qeverisë për ndarjen e 100 mijë dollarëve për familjet amerikane, të prekura nga uragani Harvey në Hjuston’.

“Falenderoj kryeministrin Haradinaj dhe gjithë ministrat për këtë vendim. Kjo mbështetje është një simbolikë dhe mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që Amerika i ka dhëne popullit tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë