Loading…

Mustafa: Raporti i TI, me dy fytyra për Kosovën

  • 18/11/2016 | 11:08

Mustafa: Raporti i TI, me dy fytyra për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit tha se gjatë këtyre viteve kanë punuar që të zbatojnë ligjin dhe të eleminojmë korrupsionin. Por nuk mund ta linte pa përmendur raportin e fundit nga Transparency International, e cila nxjerrë Kosovën si vendin më të korruptuar në rajon. Mustafa tha se në këtë raport janë shprehur dy fytyra të kundërta.

“Raporti i fundit i Transparency International, mund ti ketë edhe dy fytyra të kundërta për Kosovën, se Kosova qëndron më mirë se gjashtë vende të Bashkimit Evropian, dhe e dyta se qytetarët e Kosovës, korrupsionin e shohin si problem më të madh dhe se institucionet nuk bëjnë aq sa duhet për të. Për aq sa ne kemi punuar dhe përkushtuar, për aq edhe janë rritur përceptimet për prezencën e korrupsionit në Kosovë”, tha Mustafa gjatë këtij takimi.

Gjithashtu kryeministri tha se në fushën e zbatimi të ligjit janë suspenduar 50 zyrtarë, ndaj të cilëve është ngritur edhe aktakuzë dhe se një ministër dhe zëvendësministër kanë kërkuar dorëheqje.

“Ne duhet të jemi në gjendje të flasim dhe të pranojmë se qka ka bërë Parlamenti i Kosovës dhe Qeveria, Policia, Prokuroria, Gjyqësia, Agjencioni Kurndër Korrupsionit, dhe shoqëria për të luftuar korrupsionin dhe qfarë nuk ka bërë për këtë”, tha Mustafa gjatë takimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë