Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve, Mbretëri e Bashkuar-SHBA-Kosovë, e cila u zhvillua në Londër.
Para investitorëve ai thuhet të ketë folur për proceset shtetndërtuese në Kosovë si dhe për përkrahjën e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe vendeve perëndimore.
“Ky proces ka qenë jo i lehtë, por me ndihmën tuaj shumë të vlefshme, kemi arritur të ndërtojmë institucione të qëndrueshme demokratike dhe bazë të mirë të ekonomisë së tregut”, citohet të ketë thënë Mustafa.
Kryeministri ashtu edhe siç thuhet në një komunikate për media dërguar nga zyra e kryeministrit, ka theksuar se me Programin e Qeverisë prioritet themelor i është dhënë rritjes ekonomike dhe punësimit, hapjes së përspektivës për punësim të grave dhe të rinjëve.
Mustafa po ashtu, veçoi faktin se Kosova ka një popullatë të re, ku mbi 50% janë më të rinj se 26 vjeç, shumë dinamike dhe e përshtatshme për treg të punës dhe se Kosova ka pasur rritje ekonomike për dallim nga viti i kaluar.
“Në vitin 2015 kemi arritur rritje ekonomike prej 4%, këtë vit parashohim rritje ekonomike prej 4.4% dhe një rritje më të madhe të punësimit”, ka potencuar kryeministri.
Përveç këtyre të arriturave Mustafa po ashtu ka thënë se Kosova është në përfundim të marrëveshjes për ndërtimin e një termocentrali të ri, me investitor privat nga SHBA, por edhe në vlerësimin e rekonstruktimit të termocentraleve ekzistuese.
Në çështjet e ifrastrukturës ai ka përmendur perfundimin e autostradës me Shqipërinë dhe për autostradat që do përfundohen së shpejti.
“Po ndërtojmë një infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore moderne. Kemi përfunduar autostradën me Shqipërinë, po punojmë në Autostradën me Maqedoninë dhe do ta vazhdojmë Autostradën për Serbi”, thuhet të ketë thënë Mustafa.