Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, eurodeputeten Ulrike Lunacek me të cilën bisedoi për zhvillimet në Kosovë, raportin e Komisionit Evropia, rrugën integruese evropiane si dhe për proceset e tjera.
Kryeministri Mustafa dhe eurodeputetja kanë biseduar edhe për çeshtjen e demarkacionit në mënyrë që qytetarëve të Kosovës të mos u pamundësohet më levizja e lirë në vendet e BE-së.
Kryeministri Mustafa gjithashtu e njoftoi atë edhe për implementimin e MSA-së, masat që po ndërmerren në zhvillimin e mëtejmë ekonomik, implementimin e reformave në fusha të ndryshme, strategjitë zhvillimore, qëndrueshmërinë buxhetore si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetit ligjor e luftën kundër korrupsionit.