Loading…

Mustafa pranon që qeveria nuk i ka votat për Demarkacion

  • 21/11/2016 | 12:23

Mustafa pranon që qeveria nuk i ka votat për Demarkacion

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se momentalisht nuk i kanë votat për të kaluar marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ai këto komente i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën CiviKos ku u fol për bashkëpunimin në mes të Shoqërisë Civile dhe Qeverisë.

Kreu i ekzekutivit shtoi se nuk kanë hequr dorë që kjo marrëveshje të procedohet deri në fund të vitit, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, Kryeministri Mustafa i ka thënë Listës Serbe se nuk ka dekret për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që ata po e kërkojnë.

Kështu shefi i Qeverisë i është përgjigjur kërkesave të ministrave serb, Ljubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq  të cilët i kanë dërguar mesazh Qeverisë së Kosovës se do të duhet ta miratojë dekretin për themelimin e AKS-së, nëse ajo me të vërtetë dëshiron kthimin e serbëve në institucione.

Sipas tij, serbët duhet t`i kthehen punës së rregullt në Qeveri për të shkruar statutin e Asociacionit por ai assesi nuk do të bie pre e kushteve të tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë