Loading…

Mustafa pranon kartolinë urimi nga Obama (Foto)

  • 19/01/2017 | 14:10

Mustafa pranon kartolinë urimi nga Obama (Foto)

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka pranuar një kartolinë urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për nder të Vitit të Ri 2017.

Kryeministri i vendit përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka treguar për urimin dhe po ashtu ka përmendur edhe vizitën e tij në Nju Jork dhe takimin me Presidentin Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle.

Kryeministri Mustafa thotë se Presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan.

“Gjatë dy mandateve të tij në Shtëpinë e Bardhë, Kosova pati përkrahje permanente dhe populli i Kosovës thelloi respektin për SHBA-të. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë ndjenja të veçanta miqësie dhe përkushtim maksimal për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Mustafa duke përfunduar këtë shkrim me fjalët “God Bless The USA!”./gazetametro.net

isa-mustafa-urimi-nga-obama

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë