Loading…

Mustafa: Populli shqiptar do ta kujtojë Annanin për kontributin që dha për Kosovën

  • 18/08/2018 | 22:48

Mustafa: Populli shqiptar do ta kujtojë Annanin për kontributin që dha për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar për vdekjen e ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.


Mustafa, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se populli shqiptar do ta kujtojë Annanin për kontributin që dha për Kosovën, transmeton gazetametro.net

“Populli shqiptarë do ta kujtoj Kofi Annan për kontributin e tij në periudhën e luftës në Kosovë dhe për rolin kyç të OKB’së në rindërtimin e paqes në Kosovë”.

“Kosova vlerëson kontributin e çmueshëm në promovimin e paqes të ish-Sekratarit të OKB’së, Kofi Annan, dhe në përhapjen e vlerave demokratike në Ballkanin e trazuar nga luftërat, si dhe në përkrahjen e të drejtës fundamentale të krijimit të shtetit të lirë. Bota ka humbur një njeri të madh”, ka thënë Mustafa. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë