Loading…

Mustafa, pjesë e librit ku thuhet se Çakorri është brenda Kosovës

  • 24/02/2017 | 12:10

Mustafa, pjesë e librit ku thuhet se Çakorri është brenda Kosovës

Gjatë një konference për media nga Grupi i Ekspertëve të Pavarur të cilët prezantuan disa fakte të reja për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.


Profesor Dr. Zejnulla Gruda ka thënë se kryeministri  Isa Mustafa dhe Hivzi Islami kanë qenë pjesë e një libri ku thuhet se Çakorri ka qenë brenda territorit të Kosovës.

“Ky libër ka një tekst të cilin e kanë hartuar dy ndër persona që bëjnë presion të madh ndaj popullit këto ditët e fundit. Ata thonë nëse doni liberalizimin hiqni dorë nga territori.

“Ku libër është botuar ne vitin 2012. Në të shkruan tekstualisht në pjesën veriperëndimore Kosova kufizohet me Malin e Zi. Linja kufitare ka gjatësinë rreth 78.6km. Nga tre kufiri Kosovë-Shqipëri-Mali I Zi e deri te tre kufiri Kosovë-Mali I zi- Serbi linja kufitare shtrihet nëpër kotat e larta të Bjeshkëve të Nemuna- Beogiçevicë, Moskën , Hajlë dhe Zhleb. Linja kufitare ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi prehet me dy arerie rrugore automobilistike në Qafë Kullë dhe Çakor.”

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë