Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka përshëndetur edhe kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti derisa ka përshëndetur edhe pjesëmarrësit tjerë në përurimin e fabrikës së ujit në Shkabaj.
Për Mustafën është kënaqësi e madhe që Prishtina por edhe gjashtë komuna të tjera përreth po zgjidhin problemin kryesor të qytetarëve të këtyre vendeve.
Ai, përmendi edhe kohën para pesë viteve për të cilin projekt tha se ka dhënë nënshkrimet dhe ka përgatitur dokumentacionin për këtë projekt.
E nuk la pa thënë se i vjen mirë që Komuna e Prishtinës i ka përmbushur obligimet e veta karshi këtij projekti.
Mustafa falënderoi edhe donatorët tjerë si Komisionin Evropian dhe Bankën Gjermane. /gazetametro.net