Loading…

Mustafa përkujton vrasjen e avokatit Kelmendi dhe djemve të tij

  • 25/03/2017 | 10:24

Mustafa përkujton vrasjen e avokatit Kelmendi dhe djemve të tij

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në 18 vjetorin e vrasjes nga forcat ushtarako policore serbe, ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.


“Tetëmbëdhjetë vjet më parë, regjimi kriminal i Serbisë, në shenjë hakmarrjeje për nisjen e sulmeve ajrore të NATO-s, kidnapoi dhe më pas i ekzekutoi barbarisht Avokatin më të njohur kosovar të kohës, Bajram Kelmendin dhe dy bijtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin”, ka thënë kryeministri përmes një postimi në Facebook.

“Bajrami ishte veprimtar i lirisë, duke bërë një punë kolosale në denoncimin me fakte juridike, në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, të krimeve gjenocidiale të shtetit serb në Kosovë. Pikërisht për këtë arsye, ai ishte një ndër caqet e para të regjimit kriminal serb”.

“Familja Kelmendi, me sakrificën e saj sublime, do të përkujtohet gjithmonë si një prej familjeve të mëdha të Kosovës që dhanë gjithçka për lirinë e vendit. Lavdi për jetë e mot Bajram Kelmendit, Kastriotit dhe Kushtrimit!”, ka shkruar Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë