Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar akademikun Idriz Ajeti, në 100 vjetorin e lindjes së tij.
“Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të shquar për gjuhën shqipe e studimet albanologjike, duke qenë njëkohësisht themelues i institucioneve arsimore dhe shkencore në Kosovë”, ka shkruar i pari i Qeverisë Mustafa.
Mustafa, përmes një publikimi në rrjete sociale, e renditi Ajetin bashkë me personalitete të jetës akademike të Kosovës si Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Anton Çeta e Mark Krasniqi.
Idriz Ajeti ishte albanolog dhe një ndër studiuesit kryesorë të gjuhës shqipe pas Luftës së Dytë Botërore. /gazetametro.net