Loading…

Mustafa: M’i vështirësuan punët vetëm pse isha LDK

  • 04/06/2017 | 20:02

Mustafa: M’i vështirësuan punët vetëm pse isha LDK

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë në Klinë se të tjerët ia kanë vështirësuar punën në drejtimin e Qeverisë, vetëm pse ka qenë nga LDK.


“M’i kanë vështirësuar kushtet vetëm pse kam qenë nga LDK”, ka theksuar ai.

Por ai ka uruar Avdullah Hotin – të nominuarin për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, që të punojë në kushte shumë më të mira pasi ta nisë drejtimin e ekzekutivit.

Mustafa, gjithashtu, në Klinë ka ftuar katolikë e myslimanë për të punuar bashkë.

“Kemi pasur Mark Krasniqin që ka qenë njeri i pandarë nga Rugova. Edhe sot duhet të jemi të pandarë. E kemi një Kosovë e jo dy”, ka shtuar Mustafa.

Kryeministri në shkuarje ka premtuar sërish rritje të pagave dhe pensioneve.

“Ju sigurojë se qeveria e ardhshme do të punojë më shumë në rritjen e pagave e të pensioneve”, ka thënë Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë