Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë përkrahje nga partiakët e tij pas diskutimeve që kanë zhvilluar sot për zhvillimet e fundit politike.
Me theks të veçantë, siç edhe njoftojnë përmes një komunikate për media, LDK ka diskutuar për procesin e shenjëzimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.
Kryetarët e degëve unanimisht përkrahën punën dhe qeverisjen e kryeministrit Mustafa, thotë komunikatë dhe vlerësuan lartë qasjen ndaj zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.
Në komunikatë thuhet se ‘Forumi i Kryetarëve të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se tejkalimi i këtyre proceseve dhe përmbushja e obligimeve shtetërore, do të forcon sovranitetin dhe integritetin e vendit, dhe njëkohësisht përafron edhe më tepër Kosovën drejt BE-së’./gazetametro.net