Zafir Berisha, deputet i Nismës, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka folur për postimin e kryeministrit Isa Mustafa, i cili i quajti gjela kritikuesit e murit të krijuar në veri të Mitrovicës. Berisha ka thënë se është fyerje për shtetin kur kryeministri përdor komunikim të tillë, transmeton gazetametro.
Murin Mustafa ka quajtur “vepër e ndyrë të strukturave paralele serbe dhe e Beogradit” dhe ka premtuar se ai “do të trajtohet dhe rrënohet me ligj” duke ironizuar me kritikuesit se “gjelat nuk e rrënojnë murin, por ata këndojnë mbi mur”. Këtij postimi i është kundërpërgjigjur Berisha, i cili ka thënë se Mustafa me sarkazma po pranon realitetin e krijuar në Kosovë.
“Me thanë të drejtën aq janë të nivelit të ulët postimet e tij në Facebook saqë nuk e di nëse ja vlen të merrem me të. Është fyerje për shtetin që kryeministri merret me këso komunikimi ndaj zërave të arsyeshëm për murin në veriun e Mitrovicës”, ka thënë Berisha në emisionin Interaktiv.
“Me këto sarkazma pa krip merret me problemet që kanë prodhuar një realitet të tillë në Kosovës”, ka shtuar deputeti i Nismës.