Loading…

Mustafa: Me ndaljen e trenit treguam vendosmëri të shtetit

  • 20/01/2017 | 23:25

Mustafa: Me ndaljen e trenit treguam vendosmëri të shtetit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me dije se nëpërmjet veprime provokuese, si rasti i fundit me tren, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Mustafa ka vlerësuar se ndalja e trenit ilegal serb ishte një test për vendosmërinë e institucioneve të shtetit të Kosovës që t’i mbrojë ligjet.

Kryeministri Mustafa ka paralajmëruar se as në të ardhmen presidenti serb nuk mund të hyjë në Kosovë pa respektuar procedurat adekuate të shtetit të Kosovës.

Në këtë intervistë Mustafa ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi që, sipas tij, është i pa alternativë për demarkacionin me Malin e Zi, për shndërrimin e FSK’së dhe për idenë e zgjedhjeve të parakohshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë