Loading…

Mustafa: LDK vendosi që ta kthejmë Prishtinën dhe t’i fitojmë zgjedhjet

  • 06/06/2017 | 23:02

Mustafa: LDK vendosi që ta kthejmë Prishtinën dhe t’i fitojmë zgjedhjet

Kryeministri në largim Isa Mustafa njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në ditën e shtatë të fushatës zgjedhore thotë se dega e katërt e LDK-së me një entuziazëm të pa parë pret zgjedhjet e 11 Qershorit.


Ai bën të ditur se ka përkrahje të plotë ndaj listës së deputetëve, kryeministrit të ardhshëm Avdullah Hoti dhe Programit Qeverisës.

“E sigurt për të fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe për ta kthyer qeverisjen në Prishtinë. Kështu vendosi LDK”, është shprehur Mustafa.

Partia e Isa Mustafës ka koalicion me AKR-në e Pacollit dhe Alternativën. Të tria këto parti garojnë së bashku në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kandidat për kryeministër i këtij koalicioni është Avdullah Hoti i cili ka kundërkandidat Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Albin Kurtin nga Vetëvendosje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë