Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së ka theksuar se kjo parti do të punojë fuqishëm në realizimin e orientimeve të saj.
Mustafa ka shtuar se nga LDK’ja për kryetar të komuave do të kandidojnë vetëm personalitete me që kanë besimin e njerëzve, e që nuk kanë afera korruptive, përcjell gazetametro.net
Ai ndër tjerash ka thënë se programi i kësaj partie do të bazohet në projekte konkrete në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, ndërtimit të një sistemi arsimor gjithëditor, shëndetësi më të avancuar familjare, infrastrukturë etj.
Më poshtë gjeni të plotë publikimin e Mustafës:
Të dashur qytetarë,
Po zhvillojmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Në fjalën time theksova orientimet kryesore për Platformën Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017.
LDK do të punojë fuqishëm në realizmin e orientimeve të saj të përgjithshme dhe adresimin e sfidave eventuale.
Lidhur me kandidaturat për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal, duke u bazuar në Programin Politik, LDK do të kandidojë personalitete që kanë besimin dhe përkrahjen e plotë të LDK-së, që kenë autoritet dhe përkrahje të qytetarëve, të jenë njerëz me të kaluar të pastër, pa afera korruptive dhe të pa inkriminuar në veprime joligjore.
Orientimet programore do të bazohen në projekte konkrete në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, ndërtimit të një sistemi arsimor gjithëditor, shëndetësi më të avancuar familjare, qeverisje efektive, politika rinore e sociale, infrastrukturë. /gazetametro.net