Loading…

Mustafa lavdëron arritjet ekonomike të Kosovës

  • 15/02/2017 | 18:07

Mustafa lavdëron arritjet ekonomike të Kosovës

Kryeminsitri i vendit, Isa Mustafa ka reaguar për rritjen që Kosova ka shënuar, krahasuar me vitin e kaluar, në ‘Indeksin e Lirisë Ekonomike’, duke u radhitur kështu e e dyta në rajon në aspektin e ‘lirisë ekonomike’


“Pas vlerësimit që investitorët botërorë kanë bërë për politikat ekonomike të Qeverisë, si më të mirat në rajon, sot ka ardhur një lajm edhe më i mirë në vlerësimin e Kosovës”, është shprehur ai, duke pasur për referencë renditjen në këtë referencë.

Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike. Sipas këtij vlerësimi, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe në vendin e 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi. Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook, transmeton gazetametro.net.

fondacioni-i-lire-ekonomik-kosova

“Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë”, vazhdoi ai.

Sipas Mustafës, ky tregues, konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj, por po ashtu edhe për liritë individuale për të realizuar të drejtën e tyre ekonomike.

I pari i LDK-së ka shtuar se gjendja më e mirë e këtij indeksi, siç është rasti i Kosovës në krahasim me rajonin, nënkupton edhe prosperitet për shoqërinë. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë