Loading…

Mustafa: Kurti ka frikë me përmend fjalën LGBT, ka pasur rezistencë për ndriçimin e objektit të Qeverisë

  • 24/05/2021 | 08:42

Mustafa: Kurti ka frikë me përmend fjalën LGBT, ka pasur rezistencë për ndriçimin e objektit të Qeverisë

Aktivisti për të drejtat e komunitetit trans në Kosovë, Lend Mustafa, ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me trajtimin që kanë për këtë komunitet, duke thënë se edhe ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me rezistencën në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa, tha se kjo është hera e parë që kishte rezistencë apo mëdyshje për ndriçimin e objektit të Qeverisë, ku sipas tij kjo ishte një formë e kundërshtimit nga kjo qeveri.

‘’ Mundem të them që është hera e parë që ka pasur rezistencë me i lëshu dritat. Është e kundërta, se ka qenë vetëm Qeveria Kurti që ka refuzuar me ndriçu Qeverinë’’, tha Mustafa.

Ai tutje shtoi se kryeministri Kurti ka frikë edhe ta thotë fjalën LGBT, por nuk e di për çfarë arsye, derisa tha se këtë e bën vetëm përmes ndonjë postimi në rrjetet sociale por asnjëherë publikisht.

‘’Nuk e di arsyen, por Kurti ka frikë me e thënë LGBT, unë asnjëherë nuk e kam dëgjuar duke e përmendur, përveç në Twitter. Nuk e di a është çështje homofobie apo transfobie, ose ndonjë parim tjetër i Kurtit mirëpo me krejt atë përkrahje që e kemi kërkuar dhe nuk e kemi marrë kurrë, veprat flasin më shumë sesa çka thotë Kurti. Kemi pritur ndryshime të mëdha, por në fillim na ka stopuar’’, përfundoi Mustafa.

Kujtojmë se me 17 maj ishte Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, dhe Transfobisë. Në Kosovë tashmë është bërë traditë që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me ngjyra që simbolizojnë solidarizimin me këtë pjesë të shoqërisë.

Kryeministri Kurti përmes një postimi në Twitter, kishte thënë që të gjithë janë të barabartë, dhe duhet të luftojnë të cilësohen si të tillë, pavarësisht orientimit apo besimi që ata zgjedhin të kenë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë