Loading…

Mustafa komenton sondazhin e KDI-së

  • 25/12/2016 | 16:28

Mustafa komenton sondazhin e KDI-së

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar një hulumtim të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sikur thuhet me të rinj të moshave 17-21 vjeç, që e ka nxjerrë Lidhjen Demokratike si partinë e tretë në vend


Kryeministri Mustafa ka thënë se shoqëria civile në Kosovë, fatkeqësisht është e politizuar, dhe veç “presin në cilën parti po hyjnë”.

“Sondazhi për mua është, janë zgjedhjet. Në zgjedhje kur të dalim atëherë e shohim se cili është rezultati konkret”, ka theksuar Mustafa në një intervistë për Ekonomia Online,

“Dyshoj që qytetarët e Republikës së Kosovës e përkrahin dhunën e përkrahin partitë që demonstrojnë dhunë, demonstrojnë kallje, molotov, sulm kundër institucioneve. Këtu nuk shoh asnjë arsye që një sondazh ta arsyetojë një gjë të tillë”.

Sipas hulumtimit të KDI-së, të rinjtë ndërmjet moshës 17 dhe 21 vjeçare kanë deklaruar se nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbaheshin nesër, do të votonin për këto parti politike: Lëvizja Vetëvendosje 27%; Partia Demokratike e Kosovës (20%); Lidhja Demokratike e Kosovës (13%); Aleanca Kosova e Re (7%); Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (7%) dhe Nisma për Kosovën (3%).Gjithashtu, sipas KDI-së, të rinjtë janë pyetur se cili është politikani model për ta./Gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë