Loading…

Mustafa: Kërkoj debat për të krahasuar qeverisjen e LDK-së dhe VV-së në Prishtinë

  • 29/09/2017 | 12:19

Mustafa: Kërkoj debat për të krahasuar qeverisjen e LDK-së dhe VV-së në Prishtinë

Kryetari i LDK-së njëherësh ish-kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, ka kërkuar debat në lidhje me atë se çfarë ka punuar partia e tij gjatë qeverisjes me kryeqytetin dhe çfarë ka punuar Lëvizja Vetëvendosje në këto katër vite.


Mustafa përmes Facebook-ut ka kërkuar edhe opinionin e qytetarëve për të bërë këto krahasime.

I pari i LDK-së ka lavdëruar qeverisjen e LDK-së me komunën e Prishtinës, duke përmendur disa projekte të realizuara.

Mustafa paralajmëron se të arriturat e LDK-së në fushën e arsimit do t’i bëjë publike gjatë ditës së nesërme.

Reagimi i Mustafës: 

Qytetarë të nderuar

Kërkoj debat dhe opinionin tuaj në ditët në vijim në temën: Çfarë punoi LDK për katër vite në Prishtinë dhe çfarë punoi VV, në fusha të ndryshme  Të gjithë ne e duam një Prishtinë të ndërtuar, të zhvilluar mirë. Këtu jetojmë. Fushata dhe kritikat e ndërsjella, pa marrë parasysh kah vijnë, nuk në bën të ndihemi se i kemi zgjidhur problemet. Duhet të flasim me fakte për të mirat dhe për dobësitë.  Para rreth katër viteve u zhvillua një fushatë e gjerë kundër qeverisjes së LDK-së në Prishtinë. Por përkundër kësaj LDK, në raundin e parë mori rreth 44% të përkrahjes qytetare për Kryetar të Komunës. Të gjithë të tjerët, PDK, VV, AAK, PD, AKR, dhe partitë tjera arritën 56%. Përkrahja ishte larg më e madhe për LDK-në. Pse? Çfarë punuam? Projektet e mëdha: – Filluam projektin e kongjenerimit me Termokosin për ngrohjen qendrore të Prishtinës nga avulli i TC Kosova B, projekt mbi 30 milion euro me Komisionin Evropian, KFË-në, Qeverinë dhe Komunën; – Filluam ndërtimin e Fabrikës së re të ujit në fshatin Shkabaj, për të zgjidhur për 20 vitet e ardhshme problemin e ujit të Prishtinës. Komuna me Qeverinë e Kosovë, Qeverinë Gjermane dhe Komisionin Evropian. Projekt, po ashtu, me vlerë mbi 30 milion euro.  – Ndërtuam Sheshin Ibrahim Rugova dhe Sheshin Zahir Pajaziti me standardet më të lartë, konkurrentë me shumë sheshe të metropoleve evropiane. Shtroj pyetjen para jush: Cilin projekt të madh për Prishtinën e filloi, ose e filloi dhe e përfundoi Vetëvendosja?

Nesër do të jap fakte për fushën e arsimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë