Kryeministri Isa Mustafa, ka publikuar fotografi nga tubimi i sotëm i LDK’së ku shihen disa qindra pjesëmarrës. Sipas tij, kjo është dëshmi që partia e tij ka mbështetje të qytetarëve dhe si e tillë është e para në vend.
Mustafa është kujdesur që t’i kundërpërgjigjet Lëvizjes Vetëvendosje e cila sot publiku një sondazh, sias së cilit e para është Vetëvendosje, kurse LDK’ja figuron si partia e tretë në Kosovë, pas PDK’së.
“Pjesëmarrja masive e qytetarëve në shënimin e përvjetorit të 27-të themelimit të Degës së III në Prishtinë, është dëshmi e primatit politik të LDK-së në kryeqytet dhe në krejt Kosovën. LDK-ja e konfirmon mbështetjen e qytetarëve me aktivitete publike e nuk i var shpresat në sondazhe të porositura”, ka shkruar Mustafa, përcjell gazetametro.net
“Përkrahja për LDK-në buron nga puna, besimi, përkushtimi, programet, orientimi perëndimor, kredibiliteti e vizioni i saj. Andaj, LDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet e sivjetme lokale në Prishtinë, ashtu si në komunat tjera, në mënyrë që t’i vazhdojë projektet e ndërprera gjatë 4 vjetëve të fundit”, tha i pari i LDK’së. /gazetametro.net