Si duket kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i ka penguar fjalimi i deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili u deklarua për ndaljen e trenit.
Mustafa i cili shkruan se është habitur nga ajo që tha deputeti i LDK-së, se ‘të tjerët e ndalën trenin, sepse ai do të arrinte në Kaçanik’.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ia bënë me dije deputetit Bulliqi, edhe pse nuk e përmend në asnjë rast emrin e tij, që po të arrinte treni në Kaçanik, do të ishte një lajmë i mirë për Serbinë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ndërkaq ironizon me praninë e Bulliqit në LDK, duke shtuar se këtij deputeti ‘edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë’.
“Të njëjtit deputet (që akoma vazhdon të thotë se është në LDK) edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë”, shkruan Mustafa në Facebook./gazetametro.net