Loading…

Arben Mustafa: 30 mijë kosovarë të punësuar emigruan vetëm vitin 2022

  • 30/09/2023 | 19:49

Arben Mustafa: 30 mijë kosovarë të punësuar emigruan vetëm vitin 2022

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa ka publikuar të dhëna mjaft shqetësuese të nxjerra nga raporti i Agjencisë Kosovare të Statistikave të Kosovës që dëshmojnë se gjatë vitit 2022 rreth 30 mijë kosovarë të punësuar në Kosovë kanë emigruar jashtë vendit, transmeton Gazeta Metro. 


“Në fund të vitit 2022, krahasuar me 2021, numri i të papunëve sipas ASK-së u zvogëlua për 38,298 persona, mirëpo numri i të punësuarve u shtua vetëm për 8,789 persona. Pra, shtrohet pyetja ku mbetën ata 29,509 persona qe nuk po figurojnë më si të papunësuar, por as si të punësuar?! Pergjigja më e mundshme është se ju kanë bashkëngjitur karvanit të migrimit sepse kanë humbur shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook..

Në anën tjetër, siç tha Mustafa, Ministri i Financave Hekuran Murati po i paraqet disa statistika administrative të punësimit, të zbuluara nga vetë kjo Qeveri, sipas të cilave në Kosovë qenka duke lulëzu punësimi i të rinjve!

“Duke ndenjur i mbyllur në zyrë ndoshta edhe i beson këtij tregimi, por nuk besoj që do ti besonte nëse do të dilte nga pak prej zyrës dhe ta shihte dinamikën e ekonomisë së vendit. Mos të harrojmë, rritja ekonomike në periudhën e fundit është vetëm 2%”, tha Mustafa. ./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë