Loading…

Mustafa i LDK’së: Kosovarët do të paguajnë 42% më shtrenjtë për energjinë elektrike

  • 18/01/2022 | 21:04

Mustafa i LDK’së: Kosovarët do të paguajnë 42% më shtrenjtë për energjinë elektrike

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Besian Mustafa ka thënë se qytetarët do të paguajnë më shumë 42 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike sipas propozimit të ZRRE’së, transmeton Gazeta Metro.


Besian Mustafa në T7 tha se ky 42 për qind vije nga raporti i vetë ZRRE’së

“Një veprim i tillë do të kërkonte reagim deshëm apo nuk deshëm. Pavarësisht se si matematikisht e prezanton ose merr ca kosto në këtë anë dhe i vendos në anën tjetër në fund të ditës, si shtet, si Kosovë, si shoqëri, pra këto 2 milionë kosovarë që jetojnë në Kosovë, së bashku edhe me bizneset kosovare do të paguajmë 42 për qind energji me kosto më të lartë sivjet se sa vitin e kaluar”, tha Mustafa. Ky 42 për qind vije nga raporti i vetë ZRRE’së’, tha ai.

Tutje ai tha që është një fjali në këtë raport që thotë se po të ishte rritja lineare, pra nëse zbatohej për të gjithë njësoj do të ishte 42 për qind.

“Mirëpo propozimi i ZRRE’së i cili mori miratimin e qeverisë së tanishme është që për disa blloqe të jetë 0 për qind, për disa 9 për qind, që i bie te disa shkon 100 për qind dhe e kalon 100 për qind, por në total si shoqëri do të paguajmë 42 për qind më shumë për energjinë gjatë këtij viti”, theksoi Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë