Loading…

Kërkon nga Delawie t’i bindë deputetët e LDK’së për Demarkacionin

  • 08/05/2017 | 13:49

Kërkon nga Delawie t’i bindë deputetët e LDK’së për Demarkacionin

Kryeministri i Vendit, Isa Mustafa edhe pas shtyrjes së mbledhjes së sotme të qeverisë, siç duket po provon gjithçka që ka në dorë për ta kaluar Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.


I pari i LDK’së kësaj radhe i ka kërkuar ambasadorit amerikan në kosovë, Greg Delawie, që ta përdorë ndikimin e tij.

Ai ka ftuar në mbledhjen e nesërme të LDK’së edhe ambasadorin amerikan. Mbledhje në të cilën prania e deputetëve të Mustafës është e obligueshme.

“Të nderuar/a, në emër të GP LDK, ju njoftoj se nesër më dt: 09.05.2017, në 11:00h, në zyre të Grupit Parlamentar, mbahet takimi i GP LDK, në takim merr pjesë Kryeministri-Isa Mustafa dhe Ambasadori Amerikan-Greg Delawie, ardhja e obligueshme andaj luteni të më konfirmoni pjesëmarrjen” thuhet në ftesën e dërguar për grupin parlamentar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë