Loading…

Mustafa i buzëqeshur bashkë me ata që po ja rrëzojnë qeverinë

  • 10/05/2017 | 13:45

Mustafa i buzëqeshur bashkë me ata që po ja rrëzojnë qeverinë

Kryeministri Isa Mustafa, qeveria e të cilit po i numëron orët e fundit, është parë buzëqeshur në hollin e Kuvendit, me deputetët e partisë së tij, një pjesë e të cilëve janë fajtorët kryesor që kjo qeveri nuk po arrin t’i shkojë deri në fund mandatit të saj.


Aty shihet të jetë prezentë edhe Shpejtim Bulliqi, i cili konsiderohet si deputeti kreator i kauzës anti-Demarkacion të opozitës dhe një pjese të deputetëve të pozitës. Përveç, Bulliqit, aty shihen edhe Melihate Tërmkolli e edhe Anton Çuni, edhe këta deputetë ‘rebelë’ të LDK’së kundër Demarkacionit, raporton gazetametro.net.

Është, pikërisht Demarkacioni, i cili po e çon këtë qeveri drejt fundit, pasi PDK si kusht për mospërkrahje të mocionit të opozitës, i kishte kërkuar Mustafës, që të siguronte 33 nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij.

Mustafa, as me ndihmën e ambasadorit amerikan Greg Delawie, nuk mundi t’i bind ata, dhe kjo bëri që PDK sot në mbledhjet e saj, të Kryesisë së partisë e edhe të Grupit Parlametar, të marr vendim që të votojë pro rrëzimit të qeverisë Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë