Loading…

Mustafa e quan ‘qëndrim dinjitoz’ mosnënshtrimin e 6 deputetëve ndaj Abdixhikut

  • 02/09/2026 | 12:37

Mustafa e quan ‘qëndrim dinjitoz’ mosnënshtrimin e 6 deputetëve ndaj Abdixhikut

Isa Mustafa ka thënë se gjashtë deputetët e LDK-së kanë bërë mirë që nuk e kanë votuar Bekim Sejdiun për President, përcjell Gazeta Metro.


Ai tha se kjo nuk ka të bëjë vetëm me Sejdiun, por me mënyrën se si po zhvillohet krejt procesi, dhe se si pa e pyetur askënd u zhvillua marrëveshja mes LDK’së e VV-së, duke cilësuar “dinjitoz’ veprimin e 6-qes.

“Qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së e konsideroj të drejtë, legjitim dhe dinjitoz.”

Mustafa tha se LDK-ja nuk duhet të bëhet pjesë e marrëveshjeve që, sipas tij, janë jashtë Kushtetutës.

“Parimi është që të mos bëhen pjesë e marrëveshjes dhe veprimeve jashtëkushtetuese”, tha Mustafa për Express.

Ai gjithashtu tha se deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë vetëm sepse kështu kanë vendosur forumet e partisë.

“Në qoftë se mendon dikush t’i detyrojë deputetët të votojnë sipas qëndrimeve të forumeve të emëruara nga një individ, atëherë bëhet fjalë për mungesë elementare të njohjes së Kushtetutës dhe demokracisë së brendshme.”

Të martën, gjashtë deputetët e LDK-së Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri – thanë se nuk do ta votojnë Sejdiun për President./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë