Loading…

Mustafa e quan Ibrahim Rugovën ‘Njeri të Epokave’

  • 21/01/2017 | 16:17

Mustafa e quan Ibrahim Rugovën ‘Njeri të Epokave’

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se ‘Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s’ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe’.


Në 11 vjetorin e vdekjes së ish-udhëheqësit historik, Mustafa i dha atij epitetin e ‘Njeriut të Epokave’.

“Gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor…”, shkroi më tutje Mustafa në një publikim në Facebook, ku e bashkëngjiti edhe një fotografi me Rugovën. /gazetametro.net

untitled

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë