Ish-kryeministri i Kosovës, që është i pari i partisë më të madhe opozitare, ka reaguar pas dorëhqjes së Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të AKP’së, Petrit Gashit, dhe pas shkarkimit të drejtorit menaxhues të AKP’së.
Sipas Mustafës, është e dhimbshme dhe zhgënjyese që drejtuesit e këtij agjensioni, siç thotë ai, detyroheen të shkarkohen e të japin dorëheqje për të hapur rrugën që dikush të pasurohet me tokat e Kosovës, shkruan gazetametro.net.
“Është e dhimbshme dhe zhgënjyese që pas një pune sistematike, të suksesshme dhe vënie të rregullit në AKP, drejtuesit e këtij agjensioni të detyrohen të shkarkohen dhe të japin dorëheqje, për të hapur rrugë që dikush të pasurohet nga pronat që i takojnë Kosovës”, ka thënë Mustafa.
E të gjitha këto ngjarje, sipas kreut të LDK’së, e prishin një periudhë mbi trevjeçare që AKP kishte funksionuar pa skandale, vjedhje e manipulime. Mustafa ka thurur lavde për Kryetarin e Bordit të AKP’së.
“Profesor Petrit Gashi, një prej ekonomistëve më të thellë dhe më të spikatur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, i doktoruar në Britani të Madhe, i specializuar në shumë programe në SHBA, largohet, sepse nuk bashkëpunon me krimin”, ka shtuar ai.
Sidoqoftë, akoma nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga vetë Petrit Gashi për dorëheqjen, mirëpo është raportuar se ajo vjen pasi Bordi vendosi ta shkarkojë drejtorin menaxhues të këtij agjensioni./gazetametro.net