Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ndonëse shumë herë në matjet e opinionit publik dilte e para si parti LDK’ja, ata nuk matën dhe nuk morën parasysh votat nga diaspora, transmeton Gazeta Metro.
“Mund t’ju them se ka qenë pakës e habitshme sepse ne kemi pritur që mund të ketë devijime nga ajo çfarë kemi parë si rezultat të opinionit publik, jo vetëm këtë vit. Qysh nga gjysma e vitit 2017, ne kemi qenë bindshëm subjekti i parë në të gjitha matjet e opinionit publik”.
“Arsyeja themelore ne matjen e opinionit është se nuk e kemi pas diasporën, Gjermanin ku janë një numër i madh i diasporës, por matja e opinionit publik është bërë vetëm në komunat e Kosovës. Një margjinë të vecantë e kanë marrë ata në përcaktimin e sondazheve”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Ndodhi që e gjithë ajo të vihet në një rrafsh tjetër gjatë ditës së zgjedhjeve dhe ajo që në shikim të parë duket si arsye themelore është që në të gjitha matjet e opinionit publik ne nuk e kemi pasë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, por matjet janë zhvilluar në territorin e Kosovës dhe jo me bashkatdhetarët tanë jashtë”./gazetametro.net