Loading…

Mustafa: Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen Qeverisë Haradinaj

  • 11/11/2018 | 21:11

Mustafa: Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen Qeverisë Haradinaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por sipas tij ky dialog duhet të kushtëzohet me ikjen e Qeverisë Haradinaj dhe me ndëdrprjen e fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

Mustafa përmes një statusi në Facebook ka reagur duke thënë se deria sa Serbia zhvillon fushatë të tillë ndaj Kosovës, ky dialog është i shantazhuar dhe BE duhet të reagojë ndaj shtetit seb pasi kjo është një fushatë e ndyrë, njofton gazetametro.net.

Sipas tij, liberalizimin e vizave për Kosovën e dinë të gjithë se kush e pengoi, madje siç thotë ai edhe ‘zogjtë e malit’

Postimi i plotë i Mustafës:

Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie dhe, dialogu kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë.
Për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli, e dinë se kush e pengoi. Ne duhet ti lusim vendet e BE-së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputet tanë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë